E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi: E gatshme të vihem në dispozicion të hetimit

“Në përgjigje të deklaratave të vazhdueshme të PS për të ngritur tym pa paraqitur asnjë fakt konkret apo dokument kompromentues rikofirmoj që as unë dhe as familja ime nuk kemi ndikuar në asnjë rast në marrjen e licencave apo lejeve koncensionare në favor të Arjan Tartarit”, thuhet në njoftimin për shtyp e shpërndarë nga Vokshi.

Duke deklaruar se është e gatshme të hetohet nga Parlamenti ose nga prokuroria, deputetja Vokshi thekson se me nisjen e sesionit parlamentar do të kërkojë një hetim për kreun socialist, Edi Rama.

Disa nga pikat ku Vokshi thekson se do të hetohet Rama, janë:

“1-Fshehjen e pasurisë, deklarimin e vetëm 3000 Euro pasuri ndërkohë që ka betonizuar gjithë Tiranën dhe ka dhënë lejet e ndërtimit në favor të vetëm dy firmave të ndërtimit.
2- Konfliktin e interesit për dhënien e lejeve të ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i PS-së vartësve të tij politikë që sot janë deputetë.
3-Përdorimin e drogës dhe pasojat që ajo ka sjellë në veprimtarinë e tij.
4-Dhunën sistematike të ushtruar ndaj grave dhe marrëdhëniet me të birin” u shpreh Vokshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›