Kuçi-Fitzgerald: Reduktimi i KFOR-it bazuar te siguria
Në takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe në rajon, për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe për tema tjera me interes.
Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një ambient të sigurt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Më tej, Kuçi theksoi se reduktimi i trupave të KFOR-it duhet të bëhet në proporcion me realitetin e krijuar dhe të mos lejohet vakuum në sigurinë e vendit.
Zëvendëskryeministri theksoi besimin se me këtë avancim që është duke kaluar Republika e Kosovës në aspektin e sigurisë dhe të stabilitetit të përgjithshëm, është hapur rruga që Kosova të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe dhe së shpejti edhe anëtare e NATO-s.
Gjatë takimit me admiralin e NATO-s, Mark Fitzgerald, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe potencoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet, me theks të veçantë për komunitetin serb.