E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja planifikon më shumë ndihma për Pakistanin


Fondi Monetar Ndërkombëtar është i gatshëm të rishohë buxhetin dhe planin e ndihmave ekonomike për Pakistanin, në kuadër të katastrofës së përmbytjeve që kanë gjunjëzuar vendin. Të hënën do të fillojnë në Washington bisedimet me ministrin pakistanez të Financave, Abdul Hafeez Shaikh dhe eksponentë të tjerë të qeverisë së Islamabadit, që mund të përcaktojnë me administratën e qeverisë "Obama" për një shtim të ndihmave amerikane. Për rishikimin e planit të ndihmave të SHBA-së për këtë vend kishte folur edhe disa ditë më parë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duke paraprirë iniciativën. Nga vërshimet shkatërruese në Pakistan, vlerësohet se janë prekur 20 milionë njerëz. Kombet e Bashkuara kishin bërë thirrje për ndihmë të menjëhershme prej 460 milionë dollarë. Qeveria pakistaneze, OKB-ja dhe organizatat humanitare kanë thënë se kanë mundur t'i vijnë në ndihmë viktimave të përmbytjeve, por mungesa e financimit ka bërë që deri tani sasia e ndihmës të jetë e pakët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›