Volejboll Teuta perjashtohet nje vit nga kampionati

Bojkoti në ndeshjen e fundit finale ndaj Studentit i ka kushtuar shtrenjtë Teutës në volejboll për meshkuj. Durrsakët janë përjashtuar për një vit nga aktivitetet dhe duket se do të mungojnë edicionin e ardhshëm.
Ky ka qenë vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit, që gjithsesi ka dhënë gjysmën e dënimit maksimal të parashikuar në rregullore.
Teuta pati pretendime ndaj gjykimit në ndeshjet finale me Studentin dhe nuk u paraqit fare në takimin e pestë, duke e humbur titullin në tavolinë.