Carrick pasuesi më i mirë në Evropë, s'është Xavi

Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick është pasuesi më i mirë në futbollin evropian. Mesfushori anglez ka bërë 1534 pasime deri më tani duke lënë prapa yllin e Arsenalit, Artetan me 1376 pasime.
Xavi ka zbritur tani në vendin e tretë me 1318 pasime duke u arsyetuar kjo zbritje pasi që nuk ka luajtur në disa ndeshje të këtij edicioni.
Dante, Pirlo, Busquets, Chedjou, Toure, Bonucci e Cazorla përmbyllin top 10-shen./Indeksonline/