Volejboll vajza në RTSH, Tirana fiton derbin ndaj Partizanit

Tirana ka mposhtur 3-1 Partizanin në volejboll për vajza, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të kampionatit, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Vajzat bardheblu fituan setin e parë 25-20, ndërsa Partizani fitoi setin e dytë 25-22.
Tirana dominoi pjesën e mbetur të takimit, duke fituar setin e tretë me rezultatin 25-18 si dhe setin e katërt me rezultatin 25-10.