E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejbollisti shqiptar Suxho shkëlqen në “Londra 2012”

LONDER-Volejbollisti shqiptar me pasaportë amerikane, Donald Suxho është ndër sportistët e pakët shqiptar po shkëlqen në Lojërat Olimpike te Londrës.

Suxho me përfaqësuesen e SHBA-ve, në ndeshjen e fundit e kanë mposhtur Gjermaninë me suksesin që i atribuohet, pikërisht volejbollistit shqiptar.

Suxho, i cili vjen nga Korça, kishte përcaktuar fatin e këtij takimi në dy setet e fundit.

Tani SHBA së bashku me Brazilin prin në Grupin B, me gjashtë pikë. Suxho, 36 vjeçar ishte pjesëmarrës edhe i Lojërave Olimpike të Athinës në vitin 2004, ndërkaq që në SHBA ka emigruar në vitin 1996.

Suxho, ka luajtur edhe për ekipin kombëtar shqiptar për kategoritë e reja nga viti 1991. Volejbollin e ka mësuar nga babai i tij, i cilika qenë trajner me përvojë në volejbollin e Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›