E Diel, 1 Nëntor 2026

Von der Leyen: Lufta tregtare me SHBA-të na dëmton!

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë fjalimit të saj të kësaj të mërkure përpara eurodeputetëve adresoi kritikat që ka marrë lidhur me marrëveshjen që bëri kësaj vere me presidentin amerikan Donald Trump mbi taksat.

“Kam dëgjuar shumë gjëra lidhur me marrëveshjen që bëra me SHBA-të. Marrëdhëniet tona tregtare me SHBA-të janë shumë të rëndësishme. Ne eksportojmë në SHBA. Miliona vende pune varen nga kjo, të cilat unë si presidente nuk dua t’i rrezikoj. Kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme. Duhet të mbrojmë kompanitë tona.

BE duhet të vendosë vetë për vetveten. Nuk besoj në taksat e vendosura, në këtë situatë të paqartë. Tek lufta e ardhshme tregtare që mund të ndërmerrej, kjo do dëmtonte BE-në edhe në marrëdhënie me Kinën. Ju e patë Kinën në krah me Putinin, e patë që kishin vendosur marrëdhënie të paparashikuara. Një marrëveshje mes tyre rrezikon produktet evropiane. Duhet të forcojmë partneritetet me vendet e tjera. 80% e eksporteve tona janë me SHBA.”, tha von der Leyen.

Sipas presidents së Komisionit Evropian, kur tregtia botërore është e pasigurt duhet të mbështetemi në marrëveshje dy palëshe.

“Duhet të ndërtojmë koalicione me shtete të tjera në nivel global sepse tregtia mund të na lejojë të mbështetim tregjet evropiane. Bota duhet të zgjedhë Evropën dhe zhvillojmë biznesin në nivel botëror.”, tha von der Leyen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›