E Diel, 1 Nëntor 2026

Von der Leyen: Sistemi i drejtësisë është fuqizuar! Rama: Askush nuk merret në mbrojtje, por përballet me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama u pyetën për reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Tiranë.

Von der Leyen theksoi rëndësinë e forcimit të sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se hetimet janë tregues se sistemi po funksionon.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia e tij politike është që reforma në drejtësi të mos ndalet, duke e lidhur atë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri theksoi se kushdo që shkel qëllimin e përbashkët duhet të përballet me sistemin e drejtësisë.

Von der Leyen: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është kyçe dhe, kur shohim çështje që po hetohen, janë provë që sistemi që po funksionon. Pra, është fuqizimi i sistemit të drejtësisë.

Rama: Përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një: që reforma në drejtësi të mos ndalet. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky vend për të cilin po flas nuk ka qenë në shekullin e kaluar. Por ka qenë përpara se ne të bënim reformën në drejtësi. Cilido që tradhton qëllimin e përbashkët duhet të përballet me sistemin e drejtësisë. Kështu funksionon. Këto janë mënyra dhe janë qasje që secili i bën sipas vendit. Në rastin tonë, askush nuk merret në mbrojtje kur përballet me pasojat e një veprimi. Këtu fillon dhe këtu mbaron ajo që është përgjegjësia ime politike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›