Von der Leyen: Stabiliteti institucional është thelbësor për Kosovën

PRISHTINË, 1 tetor/ATSH/ Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka folur në rrjetin X rreth takimeve të sotme me drejtuesit e shtetit të Kosovës.
Ajo ka porositur se stabiliteti institucional është thelbësor për Kosovën dhe njëherësh përbën themelin kryesor për gjithçka tjetër, raporton KosovaPress.
“Reformat. Rritja. Dhe përparimi në rrugën evropiane. Kemi parë së fundmi se dialogu midis partive politike është i mundur. Dhe ju duhet të ndërtoni mbi këtë bazë”. /Kosovapress/