E Diel, 1 Nëntor 2026

Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, BE pritet të mbështesë mbylljen e negociatave të Shqipërisë në 2027

Komisioni Evropian deklaroi në një konferencë për shtyp se të mërkurën, 30 shtator, Presidentja Ursula Von Der Leyen do të nis nga Tirana turin e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo do të takojë së pari Presidentin Begaj e më pas kryeministrin Rama.

Kjo vizitë vjen pas deklarimit të Von Der Leyen se do të paraqesë një afat kohor konkret për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Burime mediatike në Bruksel kane konfirmuar faktin se Komisioni Europian është gati që të mbështesë zyrtarisht përmbylljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në vitin 2027.

Të enjten, Presidentja e Komisionit Evropian do të vijojë turin e saj rajonal në Pristinë, ku do të takohet me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe Kryeministrin Albin Kurti. Më pas, ajo do të udhëtojë në Podgoricë e me pas në Shkup. Vlen të përmendet se Von der Leyen ka

shtyrë për një datë të mëvonshme vizitat në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Edhe nderimet që u mbajtën në të dyja vendet në nder të kriminelit të luftës Ratko Mladić mund të kenë ndikuar gjithashtu në këtë vendim te kreut te komisionit evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›