Von der Leyen përsërit qëndrimin e mbajtur në Kuvendin e RMV-së: Respektojmë gjuhën tuaj!

Presidentja e Komisionit Evropian e ka përsëritur qëndrimin e saj në lidhje me negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, shefja e KE-së përsërit atë që tha gjatë fjalimit që mbajti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sa i përket gjuhës maqedonase.
“Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne e respektojmë këtë plotësisht”, shkruan Von der Leyen bashkë me videon nga fjalimi i saj i djeshëm në Kuvendin e RMV-së.
/rtsh.al/