E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi në Vinnytsia / Ministria ruse e Mbrojtjes: Kishte shënjestër objektin ushtarak

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë me dije se sulmi me raketa në Vinnytsia në Ukrainën qendrore kishte në shënjestër një objekt ushtarak në momentin që po zhvillohej një takim i komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës.

“Më 14 korrik, raketa me precizion të lartë Kalibr me bazë deti goditën Shtëpinë e Oficerëve të Garnizonit në Vinnytsia. Në objekt po mbahej një takim i komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës me përfaqësues të furnizuesve të huaj të armëve, duke diskutuar për dërgimin e një grupi tjetër të avionëve dhe mjeteve të shkatërrimit, si dhe organizimin e riparimit të avionëve ukrainas. Sulmi rezultoi në eliminimin e pjesëmarrësve të takimit”, tha Ministria e Mbrojtjes ruse, raporton CNN.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, 23 persona mbetën të vrarë nga sulmi, përfshi 3 fëmijë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e përshkroi sulmin me raketa si “terrorizëm” dhe një “vrasje të qëllimshme të civilëve për të përhapur frikë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video mesazhin e dhënë mesnatën e 14 korrikut i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta njohë zyrtarisht Rusinë si një shtet terrorist.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›