Vonesa ne portet italiane
DURRES - Diten e djeshme, ne portin e Durresit u priten 8 tragete, me 12 mije persona ne bord dhe 5 mije automjete. Vetem dy dite me pare, sipas burimeve nga Policia Kufitare ne portin e Durresit, erdhen gjithsej 11 tragete, me 9008 pasagjere dhe 1991 automjete. Shqetesimi qe shprehin emigrantet, eshte qe ne portet italiane ka vonesa, qe nisin nga kontrollet, dokumentet, radhet e gjata etj., gje qe fatmiresisht nuk verehet ne portin e Durresit. Ne baze te shifrave qe ka deklaruar Policia Kufitare per periudhen 11-mujore, numri i udhetareve ka pesuar rritje ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2006, pak me shume se 70 mije, ndersa rritje te ndjeshme ka pesuar edhe numri i automjeteve, me afro 35 per qind me shume. Drejtori i Drejtorise se Policise Kufitare, Naim Manuka, beri te ditur per gazeten, se me ritmet qe nisen qe ne muajin dhjetor, besohet se viti 2007 do te kete ne total afro 100 mije pasagjere me shume se viti 2006. A. K