Vora “blindon” portën, firmos me Romeo Harizajn

Romeo Harizaj është blerja e parë e Vorës për sezonin e ri. Klubi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin, që sezonin e fundit ishte pjesë e Tiranës.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me portierin Romeo Harizaj i cili bashkohet me klubin tonë.
Romeo sezonin e fundit ishte pjesë e Abissnet Superiores me skuadrën e Tiranës, në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Apolonia dhe Dinamo. Prezantimi i futbollistit do bëhet me 1 korrik në zyrat e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.