Vota e diasporës, lehtësi për pajisjen me mjete identifikimi të shqiptarëve në Greqi

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Ministria e Brendshme do të ndihmojë diasporën shqiptare në Greqi për të mbështetur procesin zgjedhor 2025, kur për herë të parë votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit.
Ministria e Brendshme konfirmoi se në datat 12-13 nëntor përfaqësues të shoqërisë “IdentiTek”, që siguron shërbimet e identifikimit biometrik, do të vizitojnë Ambasadën shqiptare në Athinë.
Kjo vizitë synon rritjen e kapaciteteve operacionale dhe lehtësimin e procesit të aplikimit të shtetasve shqiptarë për mjete identifikimi.
Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve shqiptarë jashtë vendit që të sigurohen që dokumentet e identifikimit të jenë të vlefshme për votim.
/m.m/j.p/r.e/