Osmani dhe Starmer diskutojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen

PRISHTINË, 8 nëntor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer me të cilin kanë diskutuar marrëveshjen e fundit për emigracionin mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen.
Këto janë diskutuar gjatë vizitës që po bën Osmani në Budapest.“Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Mbretërës së Bashkuar për Kosovën”, ka shkruar Vjosa Osmani. /KosovaPress/