Votat e kontestuara BE Kerkoni ndihme nese se zgjidhni dot vete

Perfaqesuesja e BE-se per eshtjet e Jashteme dhe Politikat e Sigurise Ketrin Ashton dhe Komisioneri per Zgjerimin e BE-se Stefan Fyle kane shperndare sonte nje deklarate te perbashket mbi zgjedhjet ne Shqiperi.
Sipas tyre procesi zgjedhor nuk ka perfunduar ende dhe Bashkimi Europian do ta ndjeke nga afer perfundimin e tij.
Jemi vene ne dijeni per publikimin dje te rezultatit per zgjedhjet lokale ne Tirane nga ana e KQZ. Megjithate ne theksojme se saktesia ligjore e vendimit te KQZ per te ashtuquajturat flete votimi te gabuara eshte nje ceshtje per tu shqetesuar. thuhet ne deklarate.
Po sipas deklarates europianet shprehen mendojne se per ti dhene fund kesaj situate partite duhet te nisin menjehere nje dialog per te pasur nje mirekuptim se si do te zgjidhet ceshtja e votave te hedhura ne kutite e gabuara.
Nje opsion do ishte qe te kerkohej ndihme e jashtme e pavarur per vendimin e kundershtuar te KQZ. thuhet ne deklarate.