Votebesohet qeveria e re italiane

Fillim i mbarë për qeverinë e re italiane e cila pas betimit mori votëbesimin në Senat. 281 vota pro dhe 25 kundër, ato të senatorëve të Lidhjes së Veriut bënë të mundur që ekzekutivi të kapercejë etapën e parë të besimit në Parlamentin italian.
Kryeministri Mario Monti shpalosi gjerësisht programin e tij, “një program në dy pjesë, me horizonte kohore të ndryshme”, siç u shpreh ai.
Përballimi i krizës ekonomike, mbrojtja e euros dhe reformat, por edhe një plan i qartë për shkurtimin e shpenzimeve të kostos së politikës, lufta kundër evazionit dhe reforma në fushën e punës e pensioneve, me vëmendje të veçantë tek gratë dhe të rinjte.
I gjithë programi i Montit përshkohet nga ItaliaItalia, “Monti” kalon SenatinItali, Monti prezanton planin e shpëtimitBetohet qeveria Monti një frymë e thellë europiane. Ai tha se Europa po jeton ditët më të vështira që nga Lufta e Dytë Botërore. Por ajo nuk duhet konsideruar si armik. “Nuk ka “ata” dhe “ne”. Europa jemi ne”, përfundoi kryeministri.
Programi i paraqitur u pëlqye nga Konfindustria, kryesisht u vlerësua angazhimi për riekuilibrimin e presionit fiskal.
Ish-kryeministri Silvio Berluskoni deklaroi se partia e tij votoi në favor të qeverisë së re, por më pas do të gjykojnë për çdo masë në veçanti. “Monti do të zgjasë sa të dojë partia ime”, përfundoi Berluskoni.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Trafikantët, zjarr me policinë greke
Ngjarja ndodh vetëm 300 metra nga kufiri
Borxhi, reformat mund ta lehtësojnë
Arrorët, qeveria premton 290 milionë $
Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik