Votime në Serbi për zgjedhje në Kosovë

Të gjithë serbët që kanë jetuar në Kosovë por që për arsye të ndryshme tani jetojnë në Serbi, do të mund të votojnë nga Serbia për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë.
Për këtë çështje pala kosovare është pajtuar me palën serbe gjatë procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel. Por për t’u realizuar kjo çështje në përputhje me ligjin, delegacioni i Kosovës po negocion me OSBE-në për t’ia marrë të dhënat e serbëve të Kosovës që nuk kanë pranuar asnjëherë pas luftës t’i “nënshtrohen” shtetit të ri.
Të gjithë serbët që kanë jetuar në Kosovë, sipas marrëveshjes, pritet të futen në listën e votuesve dhe do t’u krijohen kushtet që të votojnë prej ku ata ndodhen. Zv/kryeministrja Edita Tahiri ka treguar për Tribunën se janë zhvilluar konsulta të hollësishme mes KQZ-së dhe OSBE-së që procesi zgjedhor të përgatitet në mënyrë të duhur. /Indeksonline/