E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Votimi i Ardian Dvoranit në “Kushtetuese”, Bylykbashi: S’e ka vendin në këtë gjykatë, vepron kundër ligjit! Balla: Është kampion i drejtësisë

Kuvendi pritet të votojë sot Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por kjo është kundërshtuar nga grupi i deputetëve që përkrahin Sali Berishën duke e cilësuar atë si dhunuesin e parë të personave që kanë luftuar për demokracinë. Deputeti Oerd Bylykbashi tha Dvorani nuk mund të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese pasi vepron kundër ligjit.

“Nuk mund të jetë në Gjykatë ai që e ka filluar karrierën duke dhunuar dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që kërkonin liri dhe demokraci. Është një kandidat, i cili ka qenë prokuror dhe ka kërkuar burg për ata që kërkuan liri nga komunizmi. Është një kandidat që vepron kundër ligjit. I kam thënë që atë ditë kryeministrit, kë po bëni gati të sillni në Gjykatën Kushtetuese”, tha Bylykbashi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili tha se Dvorani është kampion i drejtësisë, ndërsa e cilësoi Bylykbashin si shërbëtor të “non gratës”.

“Procedura është e përcaktuar qartë se mbi ç’bazë kërkohet fjala. Shërbëtori i sekretarit të partisë dhe i non gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zëre emrin me gojë kam të luftës kundër korrupsionit të shpallur nga Blinken. Meqë e përdoret fjalën kampion, po është kampion në luftën kundër korrupsionit. Foltorja në kuadër të marrëveshjes me partinë e lekëve e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar të ndershëm si Dvorani. Është jo etike që në fillim të seancës, ku nuk kemi shkuar ende te ajo çështje, kompetenca e kuvendit nuk është të hyjë në një proces vlerësimi që e ka bërë KED. Duhet të respektojmë rregulloren. Të vlerësojmë procesin që ka bërë KED dhe sulmet personale nga shërbëtorët e non gratave, që sulmojnë gjoja në emër të luftës së dikurshme të klasave nuk i bën mirë shëndetit të punës parlamentare”, tha Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›