Votimi i Kuvendit për Ahmetajn/ Tabaku: Shpresojmë të hapet një kapitull i ri për drejtësinë shqiptare

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një prononcim për media nga ambientet jashtë Kuvendit deklaroi se me votimin e Kuvendit duke i hapur rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetajt, u shpreh se është mbyllur një kapitull, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri për drejtësinë shqiptare.
Tabaku u shpreh se në dosjet për inceneratorët nuk ka asnjë emër nga opozita.
“U mbyll një kapitull dhe shpresojmë që të hapet një kapitull i ri për drejtësinë shqiptare duke çuar përpara drejtësisë të gjithë të akuzuarit e tjerë.
Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita në dosjet për inceneratorët.
Të fokusohemi te vendimmarrja e mazhorancës. Ky është shembull se si shteti i kapur funksion në Shqipëri. Shembull se si ngrihet qeveria në këmbë për të ndihmuar 2 biznesmen pa kapital dhe aset. Opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite për të denoncuar këtë aferë”, u shpreh Tabaku.
/rtsh.al/