E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Votimi i diasporës me dokumente të huaja, Celibashi: Komisioni Rregullator mund të vlerësojë nëse ka nevojë për të bërë ndryshime

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi foli sot lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike që shqiptarët nga jashtë Shqipërisë të lejohen të votojnë edhe me dokumente të huaja.

Sipas Celibashit, Komisioni Rregullator është i pavarur nga Komisioneri Shtetëror dhe mund të vlerësojë nëse ka nevojë për të bërë ndryshime në rregullat e votimit nga jashtë.

“Për Komisionerin ka përfunduar, për aq sa unë shikoj në Kodin Zgjedhor, përfshi dhe ndryshimet, çdo detyrim për të paraqitur akte normative për shqyrtim nga Komisioni Rregullator apo dhe për të miratuar akte të tjera të karakterit normues sa i përket votimit nga jashtë.”

Gjithsesi, shtoi ai, “kjo nuk përjashton çfarë Komisioni Rregullator është një organ tërësisht i pavarur nga Komisioneri Shtetëror, të bëjë dhe të vlerësojë se ka nevojë për të bërë në lidhje me rregullat për votimin nga jashtë, por edhe për çdo rregull tjetër të cilin ata mendojnë që është në kompetencën e tyre sa i përket përgatitjes së Kodit Zgjedhor”.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›