E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi i emigrantëve, Milo: Shashkë elektorale e Berishës, nuk ka kohë

Një shashkë elektorale për të nxitur debate. Kështu e ka vlerësuar kreu i PDS, Paskal Milo propozimin e e Kryeministrit Berisha adresuar kryesocialistit Edi Rama për tu mundësuar emigrantëve të drejtën e votës në 23 qershor. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Milo tha se një proces i tillë është i pamundur për tu realizuar në një kohë që na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet, madje ai u shpreh se edhe vetë Kryeministri se beson atë cfarë deklaron.

Përse u kujtua tani kaq vonë Berisha për emigrantët, kishte kaq shumë kohë që po të kishte dëshirë do ta kishte zgjidhur këtë pjesë, është pjesë e lojës së tij politike, mendon se mund të marrë disa vota nga emigrantët. Është vonë, qytetarët shqiptarë që banojnë në vendet e huaja e kuptojnë që smund të behen në kaq pak kohë, duhet insfrastruktuara e duhur, është e pamundur. Ne dështuam me provën për numërimin elektronik në qarkun e Fierit, u pranua dështimi. Si është e mundur të organizosh një votim të emigrantëve brenda 2 muajve. Ai vetë nuk e beson se mund ta realizojë, e ka bërë për të hedhur një shashkë për diskutime tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›