Berisha asnjë kompromis për KQZ, thirrje Ramës: Kthe sa më shpejt anëtarët
Kreu i qeverisë dhe lideri i mazhorancës Sali Berisha refuzon kërkesën e PS për cfarëdo zgjidhje lidhur me KQZ. Ndërsa ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në kryeqytet, një ditë pas zyrtarizimit të koalicionit të djathtë Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim Kryeministri i bëri thirrje Ramës të kthejë një orë e më parë anëtarët e tij në KQZ.
I vendosur për të mos ndryshuar asnjë gërme të Kodit Zgjedhor, lidershipi i PD u shpreh se viktima e pamerituar e këtyre zgjedhjeve është i ndjeri politik Jani Jani, anëtari i dorëhequr i PBDNJ-së.
Rama të kthejë sa më shpejt anëtarët në KQZ.Nuk do ketë ndryshim të asnjë gërme të Kodit Zgjedhor. Viktima e pamerituar e këtyre zgjedhjeve është i ndjeri politik Jani Jani. Ajo që i ndodhi atij as në romane nuk tregohet tha ai.
Ndërsa dha direktivat për fushatën elektorale, Berisha kërkoi mobilizimin e strukturave për të faktuar para botës sesa absurd dhe qesharak janë ata që duan të demantojnë zgjedhjet.
Shkojmë drejt një fitoreje të shkëlqyer në zgjedhjet e 23 qershorit tha më tej Kryeministri.
Berisha nuk la pa ironizuar përbërjen numerike të Aleancës për Shqipërinë Europiane, ku u shpreh se aleanca e majtë ka reshtuar 40 emra si për të respektuar traditën e të 40-ve.
Më herët gjatë ditës Partia Socialiste përmes deputetes së saj Vasilika Hysi ftoi Kryeministrin Berisha për të gjetur një zgjidhje për rikompozimin e KQZ.
Ne si PS jemi të gatshëm për të punuar për të gjetur një zgjidhje e cila do të garantonte integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 23 qershorit.Për të gjitha arsyet e mësipërme, e ftojmë kryeministrin në ikje që në këto momente të dëgjojë zërin e arsyes dhe shqetësimin që nuk vjen vetëm nga Partia Socialiste dhe opozita, por nga të gjithë partnerët strategjikë të Shqipërisë në këto momente delikate për vendin tone tha ajo.