Votimi i tre ligjeve, Meta: Urojmë që Berisha të mos bëhet pishman deri të enjten
Kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në seancën parlamentare të së enjtes, lideri i LSI-së Ilir Meta ka lëshuar lutjen e parë për shmnagien e ndonjë surprize të minutave të fundit nga Kryeministri i vendit për mosvotimin e tre ligjeve për statusin. E ndërsa kreu i mazhorancës duket se është i vendosur për mos u përballur me liderin e opozitës në një debat televiziv, edhe zoti Meta refuzon të zëvendësojë aleatin e tij në një të tillë përballje.
Kanë katër vjet që e kanë lënë këtë debat për ta zhvilluar, Kryeministri ta cojë përpara atë me Ramën, unë këtu jam, i gatshëm edhe për debate. Berisha është me rëndësi të kuptojë që mos të ndërrojë mendje deri të enjten për tre ligjet, të tjerat janë cështje sekondare tha ai.
Këtë deklaratë Meta e bëri pas takimit që pati me Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, ku sipas tij në qendër të diskutime ka qenë ngërci i krijuar në KQZ dhe miratimi i tre ligjeve për integrimin.
Shprehëm kënaqësinë për mundësinë e miratimit të tre ligjeve ditën e enjte në kuvendin e Shqipërisë, si një akt i përgjegjësisë së forcave politike në vend, që përkrahet fuqimisht nga SHBA. Kemi marrë dhe përgëzimet për insistimet e vazhdueshme dhe qëndrimin kontruktiv të LSI për gjetjen e konsensusit për votimin e ligjeve.Gjatë takimit me Moore u diskutua edhe lidhur me cështjen e KQZ, bëra të qartë interesin tonë që të vendoset besimi, konsensusi dhe integriteti i KQZ. Por në cdo rast kam shprehur vendosmërinë tonë për të marrë pjesë në të gjitha proceset e tjera të administrimit të zgjedhjevepërfundoi Meta.