E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi ne FIFA. Bie kerkesa e Anglise per shtyrje

 Megjithëse po kalon periudhën më të vështirë të historisë së saj, FIFA ka nisur sot në Zyrih të Zvicrës Kongresin e 61 të saj. Akuzat e ndërsjellta për korrupsion në radhët e drejtuesëve më të lartë kanë tronditur nga themelet qeverinë botërore të futbollit, por gjithçka vazhdon të mohohet me fanatizëm nga presidenti aktual Sepp Blatter, i cili i ka kërkuar 208 anëtarëve mandatin e katërt. 
“Të gjithë e dimë që FIFA po lundron në ujëra jo të qetë dhe kjo anije duhet të kthehet në kursin e saj. Unë jam kapiteni i anijes dhe është detyra e përgjegjësia ime ta kthej atë në rrugën e duhur, por këtë mund ta bëj vetëm me ndihmën tuaj”, është shprehur Blatter, i cili kandidon i vetëm për presidentcën e FIFA-s, pas dorëheqjes së rivalit të tij Mohamed Bin Hammam. 

Ky i fundit u pezullua nga Komiteti i Etikës në FIFA, ndërsa kjo u cilësua si një lëvizje e pisët e Blatter në dëm të një rivali potencial. Pozita e 75-vjecarit zvicerian është konsoliduar më tej, pasi Kongresi hodhi poshtë propozimin e Federatës Angleze te Futbollit për të shtyrë në një datë tjetër votimin për president të FIFA-s. 

Federata angleze është kthyer në armikun numër një të Blatter pas humbjes në garën për organizimin e Botërorit 2018.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›