Kujdes me celularet. OBSH Ne listen e kancerogjeneve
Organizata Botërore e Shëndetwsisë paralajmëron për rrezikun e përdorimit të telefonave celularë. 31 shkencëtarë nga 14 vende të botës kanë arritur në përfundimin se celularët duhet të klasifikohen si potencialisht kancerogjenë. Çka nënkupton se celularët vlerësohen po aq të rrezikshëm për shëndetin e njeriut sa dhe plumbi, kloroformi apo kafeja që prej kohësh janë në listën e substancave potencialisht të dëmshme të hartuar nga bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.
Ekspertët e kancerit që punojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, deklaruan në Lion se ka dëshmi që tregojnë se përdorimi i telefonit celular rrit shanset për prekjen nga kanceri në tru e për këtë përdoruesit duhet të gjejnë mënyra për të reduktuar në një masë të madhe përdorimin e tij. Ekspertët kanë paralajmëruar se më shumë kërkime janë të nevojshme para se të arrihet në një përfundim specifik që percakton saktësisht sa i rrezikshëm është përdorimi i telefonit celular.
Ekspertët që punojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë i kanë bazuar gjetjet e tyre me studimet e shkencëtarëve të tjerë. Vlerësohet se momentalisht në botë ka pesë miliardë përdorues të telefonisë celulare.
Delina Bitraku