Votimi në burgje, Dajti: Pata përfitim nga zgjedhjet, mora falas kartën e identitetit
Jeta pas hekurave nuk i ka ndaluar mijëra të paraburgosur dhe të burgosur në mbarë vendin të shprehin vullnetin e tyre me votë. Në burgun 313 në Tiranë, për arsye sigurie, i paraburgosuri Dritan Dajti ka qenë i fundit në radhë.
Pasi ka përshëndetur të pranishmit, Dajti e ka shoqëruar plot batuta procesin e votimit, duke thënë se Në dijeninë time jam pas grave.
Pasi, punonjësit e paraburgimit i kanë pohuar se gratë do të votojnë pas tij ai , ai ka pohuar se qenka qershia mbi tortë.
Dajti ka qëndruar për disa sekonda para kutisë së votimit teksa ka shtuar : Ta hedh kështu me ngadalë, si ato burrat në televizor.
Ai ka pohuar për gazetën Panorama se në këto zgjedhje ka patur një fitim: Më bënë kartën e identitetit pa lekë./A.XH