E Diel, 1 Nëntor 2026

Corriere della Serra, ironi me Flamur Nokën: Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin këto

muliPërveçse në Shqipëri, Flamur Noka tashmë është bërë i famshëm edhe matanë detit për bëmat e tij. E përditshmja prestigjioze italiane Corriere della Serra, ka ironizuar me ministrin e Brendshëm, i cili ka fotografuar votën e vet, duke thënë se këto vetëm në Shqipëri mund të ndodhin.

“E shkel ligjin mbi fshehtësinë e votës, dhe këtë e bën dora vetë Ministri i Brendshëm. Kjo ndodh në Shqipëri, ku Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka fotografuar dhe ka postuar në rrjet social, Facebook, votën e fshehtë, shkruan Corriere.

Edhe pse nuk është e lejuar fotografimi i votës, Flamur Noka, që është ministër i Brendshëm, e bëri këtë gjë dhe e shfaqi me krenari në Facebook, duke zbuluar se votoi për numrin 44 dhe Sali Berishën./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›