Votimi për imunitetin e Berishës, Rama mbërrin në Kuvend

Ka mbërritur në ambientet e Kuvendit edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili do të jetë prezent në seancën e sotme, në të cilën pritet të votohet për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Ndërkohë brenda sallës së Kuvendit janë futur deputetët e PD-së. Këta të fundit njëjtë si herët e shkuara kanë bërë grumbull karriget ende pa nisur seanca dhe janë përplasur me punonjësit e Gardës. Në sallë ishte i pranishëm edhe Berisha i cili u shpreh se “krimi nuk do ta mposhtë kurrë opozitën.”
Jashtë sallës së Kuvendit, tek dera janë pozicionuar 10 deputetë të opozitës të cilët janë të përjashtuar. Protestuesit nga ana tjetër kanë nisur aksionin e tyre me sloganin “o sot, o kurrë”. Ndërkohë që pjesë e protestës është edhe vajza e Berishës, Argita Malltezi./vizionplus.tv