E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi per nenkryetarin e KLD-se te merkuren

Shtyhet për datën 18 prill votimi për zgjedhjen e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Mbledhja e së hënës e KLD-së u shoqërua me debate të ashpra lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit, ndërkohë shtyrja është bërë për shkak të axhendës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

Mbledhja e sotme nisi me verifikimin e mandatit të Elvis Çefës, i cili u zgjodh javen e shkuar me votat e maxhorances permes nje procesi te kontestueshem si anetar i KLD-se. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura, por kjo kerkese nuk u pranua nga Presidenti Bamir Topi, i cili eshte kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise.

Nderkohe dy emrat qe pritet te propozoje Topi per postin e nenkryetarit te KLD-se, jane Dritan Hallunaj dhe Ilir Mustafaj. Por debatet kane nisur pikerisht per procedurat e zgjedhjes se pasuesit te Kreshnik Spahiut. Do te jete vota e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise qe do te tregoje nese njeri nga propozimet e Presidentit do te fitoje ose jo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›