E Enjte, 5 Nëntor 2026

Votohen kryetarët e Komisioneve Parlamentare, ja emrat e anëtarëve

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisioneve Parlamentare.

Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare:

Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian (PD)

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë (PD)

Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median (PD)

LSI nuk kishte paraqitur asnjë emër për komisionet dhe për këtë kërkoi më shumë kohë. Kjo kërkesë u mbështet nga PS, ku kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, tha se sot të votoheshin vetëm kryetarët e komisioneve dhe nënkryetarëve që më pas të mblidhej dhe Konferenca e Kryetarëve dhe më pas në një seancë tjetër të votohej për përbërjen e komisioneve. Kjo nuk është pëlqyer nga Basha, i cili shpërtheu në akuza dhe ofendime jo vetëm ndaj Ballës, por edhe kryetares së Kuvendit, Lindia Nikolla. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›