Përjashtimi i Berishës, Gjekmarkaj: Basha nuk kishte rrugë tjetër!

“Lulzim Basha nuk kishte asnjë rrugë tjetër, përvecse përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar”, ky është gjykimi i deputetit Agron Gjekmarkaj, shprehur sot per mediat, pas takimit që Basha zhvilloi me Kryesinë e Grupit Parlamentar.
“Nuk ka pyetje të gabuara, por ka diçka të impostuar në pyetjen tuaj. Nuk shtrohet pyeta ishte vendim i gabuar apo ë padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar. E kam thënë dhe në një media se Sali Berisha është personalitet i madh politik, beteja për statut që mund të bëjë ai, nuk janë beteja për të, pasi janë të një kalibri të vogël.”, tha ai për mediat pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.