E Diel, 1 Nëntor 2026

Votohen ministrat e rinj Berisha Minorance e niset minorance do mbeteni

Kuvendi votoi sot me 72 vota pro ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, në vendet e mbetura bosh, pas tërheqjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), nga koalicioni qeverisës.
Kështu Aldo Bumci merr drejtimin e Ministrise se Puneve te Jashtme, në vend të Edmond Panariti.Vendin e Edmond Haxhinastos ne krye te Ministrise se Ekonomise do ta zere deputeti i PD Florion Mima. Kurse ne krye te Ministrise se Shendetesise ne vend te Vangjel Tavos është emeruar mjeku Halim Kosova, ish drejtor i maternitetit Mbreteresha Geraldine ne Tirane. Ndërkohë që në postin e ministrit te Turizmit, Kulturës Rinise dhe Sporteve, Visar Zhiti. Ndersa Myqerem Tafaj eshte emeruar ne postin e zevendekryeministrit.
Menjëherë pas votimit kryeministri Berisha deklaroi në Kuvend se me këtë votë përmbysët një përpjekje primitive të Edvin Ramës për të shkuar në qeveri teknike me të cilën dështoi. “
“Zotërinj deputetë të PS-së, minorancë e nisët, minorancë e sosët, minorancë do të ktheheni mionorancë dhe minorancë do të mbeteni, urime!- u shpreh Berisha.

Presidenti Bujar Nishani dekretoi mbremjen e djeshme kater emrat e rinj te ministrave te propozuara nga kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri Berisha propozoi ministrat e rinj ne krye te dikastereve qe mbeten bosh pas largimit te LSI nga koalicioni qeverisës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›