E Diel, 1 Nëntor 2026

Martesat serbo-shqiptare ne kornize

Fotografitë që ju po shikoni paraqesin Martesat serbo- shqiptare ne kornize .
Kjo ekspozitë fotografike ka fokusuar në martesën dhe krijimin e familjeve mes meshkujve serb dhe femrave shqiptare është realizuar si fryt i bashkëpunimit të fotografes serbe Katerian Gajic dhe kuratotres shqiptare Elona Xhepa. Sipas saj lidhja e tyre mundësohen nga agjensi apo edhe njohje mes të afërmish.

Këto janë vajza dhe gra shqiptare që duan të krijojnë familje, ndërsa ata janë meshkuj serb që kërkojnë një bashkëshorte për t'u kujdesur për familjen në fshatrat e Serbisë së Jugut, ku femrat janë gjithmonë e më të pakta në numër. Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i këtij realiteti që është shëndërruar në fenomen.

Fotografitë tregojnë se këta individë edhe pse me gjuhë, kulturat dhe tradita të ndryshme, apo edhe besime te ndryshme arrijnë të krijojnë familje normale pa marrë parasysh nacionalizmin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›