Votohet kryesia e kompromiseve

Socialistët konstituan asmblenë e re kombëtare duke i hapur rrugë dhe rifreskimit të kryesisë dhe të shtatë sekretarëve të PS.
Opozita kryesore e vendit ka nisur përgatitjet për të kërkuar fitoren në 2013, duke kryer pas shumë vitesh organizimin e ri të partisë, që sipas Edi Ramës synon mbulimin e plotë të territorit të vendit me përfqësues që arrijnë të mbledhin vota.
Edi Rama gjatë fjalës në asamble disa herë ka përmendur fjalën “organizim”, duke theksuar rolin e rëndësishëm të cdonjërit prej anëtarëve të asamblesë kombëtare në këtë proces, ndoshta edhe për të ngushëlluar të gjithë ata socialistë që pavarësisht kontributit që ai i la jashtë strukturave të larta drejtuese.
“Kjo është një asamble më e madhe se më parë, është asambleja e betejës së ardhshme zgjedhore. Të ngremë një komunitet territorial, që duhet t’i shërbejë partisë dhe të ndihmojë kryetarin e saj si në opozitë, dhe në qeverisje, duke e lidhur me problematikat e territorit”, deklaroi Rama.
Kreu i opozitës Edi Rama propozoi edhe emrat për këshillin politik të partisë që do të ketë rol këshillimor për PS.
“Ju kërkoj të miratoni sot krijimin e një këshilli politik të PS. Një grup me njerëzit më me përvojë, që unë propozoj Servet Pëllumbin, Ylli Bufin, Rexhep Mejdani, Gramoz Ruci, Pandeli Majko, Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj, Namik Dokle dhe të tjerë”, saktësoi Rama.
Një pjesë të gjatë të fjalës së tij Rama ia kushtoi nevojës të përcimit derë më derë e zemër më zemër të programit të PS dhe për këtë qëllim propozoi një plan koordinimi kombëtar, ku edhe u prezantuan prej Ramës edhe emrat e koordinatorëve për sektorë të ndryshëm që janë pjesë e programit.
Risia që u vu re në mbledhjen e asamblesë ishte mënyra e numërimit. Anëtarët e rinj të kryesisë socialiste dhe sekretarët socilaistë duhet të zgjidheshin pas votimit të fshehtë dhe numërimit elektronik.
Por risia e socialistëve funksionoi pjesërisht, vetëm për sekretariatin, pasi anëtarët e kryesisë do të numërohen në mënyrën tradicionale, me dorë, për shkak të gabimeve në votim, cka u tha se nuk lexohen qartë nga makina elektronike.
Pas votimit nga numërimi elektronik për kryetarin e propozuar të asamblesë kombëtare, Gramoz Rucin, votuan gjithësej 210 anëtarë prej të cilëve 190 votuan pro zotit Ruci.
Asambleja votoi gjithashtu edhe për zgjedhjet e sekretariatit ku në ndryshim me sekratariatin e kaluar janë shtuar 3 sekretarariate të reja, ai për Koalicionet, Emigracionin e Rininë dhe për Sipërpërmarrjen dhe grupet e interesit.
Në përfundim të numërimit elektronik për sekeratariatin më i votuari ishte deputeti Damian Gjiknuri, me 172 vota, i cili do të drejtojë sekretariatin e cështjeve zgjedhore pasuar nga Fatmir Xhafaj, që do të mbulojë koordinimin e PS dhe Ilir Beqja, sekretar për programin, që morën respektivisht nga 159 vota secili.
Për kryesinë e re u votuan 30 kandidatura, të cilat sic tha Edi Rama janë përzgjedhur në bazë të përfaqësimit krahinor apo rezultateve të prodhura në zonat e tyre elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit vendore. Prej tyre do të zgjidhen vetëm 17.
Nga lista prej 10 emrash, ku u votua për kandidatet femrat të kryesisë, janë përzgjedhur 5 prej tyre të cilat janë: Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni, Valentina Lekaj, Arta Dade dhe Lindita Nikoli.
Në përzgjedhjet e bëra shihen qartë përpjekjet e kryetarit Rama për të mos prishur qejfin me asnjë prej grupimeve brenda partisë, cka me sa duket janë kriteret kryesore të përzgjedhjes që ia kanë kaluar ndoshta edhe atij të meritorkracisë.
Pasqyrë më qartë është lista e kryesisë, që fare mirë mund të quhet edhe si kryesia e kompromiseve. Nga Lëvizja për Mendim Ndryshe ka mbetur jashtë strukturave të PS vetëm deputeti Kastriot Islami, i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e asamblesë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Hapet autostrada Levan-Vlorë
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inspektoi punimet e rrugës që lidh Levanin me Vlorën, rrugë e cila tashmë është bërë e kalueshme vetëm në një korsi. Videoja Meta- Prifti, prokuroria thërret dëshmitarët
I vetmi debat në seancën e radhës ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta mes akuzës dhe mbrojtjes që kërkoi ndërhyrjen e trupit gjykues ishte dëshmia e 25-vjecares Cela, e cila në prokurori kishte deklaruar se firma Halilaj sh.p.k, ku ajo ishte aksionere me 10 perqind kishte deklaruar se kishin vetem nje shofer ne pune, kur pretenduan te fitonin tenderin e 50 mije tone karburant, ndersa ne proces tha se ishin 10 persona te punesuar. Mblidhet Asambleja socialiste
Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur me anëtaresine e saj te re te dale nga kongresi fundit te kesaj partie. Sequi: Reformat në kohën e duhur
Në një intervistë për Top Channel, ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se është një lajm i mire vullneti për konsensus dhe reforma, që lidhen më së shumti me reformën zgjedhore.
"The Independent" bën biografinë e Leka Zogut
Gazeta "The Independent" në shkrimin me titull: “Leka Zogu 'Mbreti Shqiptar' kontraversial, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës në mërgim” shkruar nga Xhejms Petifer, shkruan se Leka i Shqipërise ishte një nga tipat me me kolorit dhe me kontraversial në skenën ballkanike të shekullit të 20 dhe një nga lidhjet e fundit të monarkise zogiste të para Luftës së Dytë Botërore.
Lajmet kryesore
KESH, importi i shtrenjtë
Zeqo: Duhen 100 milionë euro nëse vazhdon thatësira
Kriza e sistemit energjitik
Blushi: Gafat e Edi Ramës
Rregullorja e re e Kuvendit, nis punën komisioni