Voton Berisha: Forcat politike të pranojnë verdiktin e shqiptarëve
Kryeministri Sali Berisha, sapo ka votuar, ka dhënë këtë deklaratë për mediat.
Së pari dua tu përshëndes të gjithë zgjedhësit shqiptarë. I ftoj ata në një akt dinjitoz të përgjegjësisë së tyre ndaj vetes, familjes, komunitetit, bashkisë dhe komunës, të marrin pjesë në këto votime. Të votojnë për kandidatët që besojnë. Kështu do ndryshojnë për mirë jetën e tyre.
Sot votojnë të qetë, votojnë në dinjitet të plotë. Kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë me nderim të veçantë votën e çdo qytetari shqiptar. Shpreh kënaqësi që të dhënat flasin për një proces të mbarë. Uroj të vazhdoj kështu deri në mbyllje dhe shqiptarët të kenë një ditë feste.
Apeli im është që të gjithë forcat politike të kontribuojnë për një proces normal dhe të pranojnë verdiktin final.