Ja zgjedhjet përgjatë 20 viteve të pluralizmit

Procesi i zgjedhjeve lokale 2011 është i gjashti që mbahet në Shqipëri në rreth 20 vite pluralizëm politik.
Në zgjedhjet e para lokale, të cilat u zhvilluan në vitin 1992, Partia Socialiste fitoi në shumicën e njësive vendore. Në zgjedhjet e vitit 1996 fituese u shpall Partia Demokratike. Në zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2000, 2003 dhe 2007, fituese në shumicën ë bashkive dhe komunave u shpall sërish Partia Socialiste.
TË DHËNA PËR PROCESET ZGJEDHORE VENDORE
Zgjedhjet lokale të 26 korrikut të vitit 1992
- Në këto zgjedhje morën pjesë 1.405.066 votues nga numri total prej 1.988.795 zgjedhësish. Në përqindje, pjesëmarrja ishte 70.65 %. Rreth 9 % e votave rezultuan të pavlefshme. Rezultatet e votimit sipas partive politike nxorrën fituese Partinë Socialiste me 45.43 % të votave, ndërsa Partia Demokratike siguroi 37.13 % të votave.
Zgjedhjet lokale të 20 tetorit të vitit 1996
PD fitoi në raundin e parë 61 % të bashkive dhe 58 % të komunave, ndërsa socialistët vetëm 6 % të tyre. Të dhënat zyrtare raportuan se PD-ja fitoi 37 bashki, PS-ja 4, një bashki u fitua nga një kandidat i pavarur dhe 22 bashki kaluan në balotazh. Në 310 komuna demokratët fituan 193, socialistët 12, partitë e vogla 7 dhe pjesa tjetër prej 98 komunash kaloi në balotazh. Në votimin proporcional për këshilltarë, në 36 rrethe PD-ja fitoi 52.5 %, PS-ja 31.2 %, PR-ja 3.5 %, etj.
Zgjedhjet lokale të 1 tetorit të vitit 2000
Në votimin nominal Partia Socialiste mori drejtimin e bashkive kryesore, të drejtuara që nga viti 1992 prej PD-së. Në përfundim të raundit të parë të zgjedhjeve u konstatua se PS-ja fitoi 28 bashki dhe 110 komuna, PD-ja 9 bashki dhe 58 komuna, PBDNJ-ja 5 komuna dhe PLL-ja 1 komunë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve ishin në garë 28 bashki, 128 komuna dhe 10 nga 11 minibashkitë e Tiranës. PD-ja fitoi në 21 njësi ndaj 114 të fituara nga PS. Në proporcional PS-ja fitoi 42.91 % ndaj 33.79 % të PD-së. Parti e tretë e zgjedhjeve u rendit PSD-ja me 7.11 % të votave. Pas saj me diferencë u rendit PAD-ja me 3.14 %, PR-ja me 2.68 %, PBDNJ-ja me 2.24 %, etj.
Zgjedhjet lokale të vitit 2003
Në këto zgjedhje morën pjesë 1.180.414 zgjedhës, të cilët votuan për 6126 të zgjedhur vendorë. Nga këto vota totale PS fitoi rreth 410 mijë vota ose 34 %, kurse PD 382 mijë vota ose rreth 32 %. Asnjëherë më parë dy partitë kryesore politike nuk kishin pasur distancë më të afërt sesa në lokalet e vitit 2003.
Në vend të tretë u rendit PSD-ja me rreth 7 % të votave. Pesë parti politike, PR-ja, PAA-ja, PBDNJ-ja, PDS-ja dhe PAD-ja, morën secila nga rreth 3% të votave. PLL-ja dhe PDR-ja kaluan kufirin e 2 %, ndërsa PDK-ja, PBK-ja dhe PK-ja morën më shumë se 1 % të votave.
Zgjedhjet lokale të 18 shkurtit të vitit 2007
PD dhe aleatët e saj fituan në 36 bashki, 3 njësi bashkiake dhe 188 komuna. Në total ata morën 227 njësi vendore. Socialistët dhe kandidatët e mbështetur prej tyre fituan në 26 bashki, 10 më pak sesa PD-ja, dominuan njësitë bashkiake me 8 njësi të fituara, por morën 92 komuna, rreth 50 % më pak sesa PD. Por, koalicioni i majtë i udhëhequr nga PS-ja fitoi në pjesën dërrmuese të bashkive të mëdha.
Në total, PS dhe aleatët e saj morën 126 njësi vendore, ndaj 227 të PD-së. Socialistët fituan 9 nga 12 bashkitë e kategorisë së parë, si dhe 5 nga 6 qytetet më të mëdha të vendit. PS fitoi në qendrat urbane, ndërsa PD fitoi periferinë e tyre.
Në pritje të zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, ja disa të dhëna
- 56 subjekte politike janë regjistruar zyrtarisht në KQZ
- Në Shqipëri funksionojnë 383 njësi vendore
- Të regjistruar në listat e votuesve figurojnë 3.164. 859 zgjedhës
- Ditën e votimeve do të funksionojnë gjithsej 4.932 qendra votimi
- Zgjedhësit do të votojnë për 6125 vende në këshillat bashkiakë dhe komunarë
- 66 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor do të administrojnë procesin
2011-05-08 07:54