E Diel, 1 Nëntor 2026

Votuesit ne Florida behen gati per zgjedhjet paraprake per kandidatet republikane

Anketat me te fundit te opinionit per pretendentet e presidences amerikane se Mitt Romney eshte perpara  Newt Gingrich-it ne Florida ku do te mbahen neser votimet paraprake. Nje ankete e re tregon se Mit Romni ka mbeshtetjen e 42 perqind te votave te republikaneve ndersa Gingric 27  perqind. Ish guvernatori i Massachusetts po i perqendron sulmet e tij tek presidenti Barak Obama.

Njerezit po vuajne dhe ju e dini kete. Ky president duhet te lidhet me popullin amerikan dhe te kuptoje sesa e veshtire eshte situata. Une do tu them amerikaneve te verteten dhe faktin se ai nuk i ka permiresuar gjerat por i ka perkeqesuar thote zoti Romney.

Mit Romney po ndihmohet ne gare edhe nga personi qe e mundi kater vjet te shkuara senatori i Arizones John McCain.

Ai beson se bizneset krijojne vende pune jo si Obama qe beson se ato i krijon qeveria. Perkrahesit e Romney-t si Aleshia George jane gati te hedhin voten e tyre ne zgjedhjet e neserme shprehet zoti McCain.

Mendoj se ka inteligjencen njohurite ekonomike dhe te biznesit dhe perqasjen praktike qe na mungon ne Uashington thote nje perkrahese e zotit Romney.

Konkurrenti kryesor i Mit Romneyt mbetet Newt Gingrich.

Gingrich po e vazhdon garen edhe pas numrave te dobet ne anketa dhe turmave te vogla qe e pasojne si ketu ne nje kishe hispanike ne rrethinat e Orlandos.

Kam parasysh nje rast te thjeshte. Ne emeruam nje kandidat te moderuar ne vitin 1996 dhe humbem. Emeruam nje te moderuar ne 2008 dhe humbem. Besoj se vetem nje konservator i fuqishem mund te debatoje me Barak Obamen dhe te fitoje u shpreh ai ne nje aktivitet te fushates.

Gingrich ka mbeshtetes besnike konservatore si Nancy Acevedo.

Ai ka nje karakter te forte. Ka menyren e vet te veprimit. Por nuk eshte i shtirur.

Gingrich mori nje shtyse me mbeshtetjen e ish rivalit Herman Cain.

Por ne Orlando drejtuesi i anketes se Universitetit Quinnipiac Peter Brown thote se gara ne Florida favorizon Mit Romneyn.

Mendoj se votuesit republikane ne Florida kerkojne te shohin te njejtat cilesi si edhe ne shtete te tjera. Ata kerkojne nje njeri i cili ka pikepamje dhe vlera si ata e qe mund te mposhte Barak Obamen.

eshtja e zgjedhshmerise ishte kritike per dy republikanet qe shfrytezuan ligjin e votimeve te hershme ne shtetin e Floridas Brandon dhe Michelle Crossland.

Shpresoj se njerez si ne kuptojne rendesine e aftesise per tu zgjedhur dhe ne fund te fundit perparesia kryesore eshte largimi i Obames nga posti.

Peter Brown thote se Florida po behet nje prove kryesore ne garen republikane.

Per Mit Romneyn dhe Newt Gingrichin Florida eshte gjithcka. Ne se Romney fiton Floridan do te jete e veshtire ti mohohet kandidatura republikane.

Tani per tani ne prag te zgjedhjeve paraprake ne Florida anketat dhe mbeshtetja duken ne favor te Mitt Romneyt ne ate qe ne disa raste ka qene nje beteje kaotike dhe e paparashikuar per kandidaturen republikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›