Kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha zhvillon takime ne Uashington

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha takohet sot me kryetarin e Bashkise te Uashingtonit Vincent Gray. Gjate qendrimit ne Washington zoti Basha ishte ftuar dje ne qendren e studimeve te avancuara nderkombetare SAIS ku ai foli per vizionin e tij si kryetar i bashkise se kryeqytetit. I pyetur pas takimit edhe per ngjarjen e 21 janarit zoti Basha tha se eshte e rendesishme qe procesi te bazohet ne ligj.
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha tha se si kryetar i qytetit me te madh e te rendesishem te Shqiperise gjithe energjia e tij do te drejtohet drejt permiresimit te jetes se qytetareve te saj.
Zoti Basha tha se problemet e Tiranes jane te shumta dhe nuk mund te zgjidhen brenda 24 oresh por ai shtoi se per zgjidhjen e tyre ai do te teheqe mendimin e qytetareve dhe do ta mbaje bashkine larg politikes.
Mendoj se kemi arritur te nxjerrim bashkine e Tiranes nga vorbulla e konfliktit politik dhe orientimin e saj 100 tek problemet sfidat deshirat dhe aspiratat e qytetareve . Bashkia eshte e hapur per qytetaret jo vetem me takimet me mua personalisht por edhe permes kontakteve te drejtperdrejta me njerezit. Gjithashtu qytetaret jane te perfshire ne vendimarrje. Asnje vendimarrje e rendesishme nuk eshte bere pa pjesmarrjen e qytetareve.
Gjate fushates elektorale zoti Basha premtoi te zgjidhte nje prej problemeve me te mprehta per Tiranen sic ishte ai i regjistirmit te banesave. Zoti Basha theksoi se hipotekimi pritet te perfundoje brenda vitit 2012.
Ministria e transportit dhe e drejtesise jane mbeshtetese te procesit te hipotekave dhe fale kesaj ne kemi arritur te avancojme shume mire me nje pjese te pallateve me leje por te pahipotekuara. Me mbeshtetjen e tyre do te arrijme ta finalizojme kete proces brenda nje kohe te shkurter brenda vitit 2012.
Sot ne Shqiperi klima poliitke eshte acaruar perseri per shkak te hetimeve mbi ngjarjet e 21 janarit te vitit 2011. I pyetur per te komentuar mbi kete ngjarje zoti Basha qe ne ate kohe ishte minister i brendshem tha se procesi duhet te bazohet ne ligj.
Mendoj se eshte shume e rendesishme qe procesi te eci ne parametrat e shtetit ligjor dhe ne kete kuptim cdo aktor duhet te udhehiqet pikerisht nga ligji dhe nga nevoja per te ekzekutuar brenda kornizes ligjore pergjegjesite qe ka.