E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas 5 muajsh dy kushërinjtë

Durrës – Policia e Durrësit ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg” ndaj dy kushërinjve të dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Denis Çumani, ngjarje e ndodhur në muajin janar 2026 në Shijak.

Në pranga kanë rënë  Indrit Ferra, 38 vjeç dhe Dorian Ferra, 36 vjeç, të dy banues në Shijak.

Masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 27 janar 2026, në qytetin e Shijakut, të dy të dyshuarit u konfliktuan për shkak të një vazje me 45-vjeçarin Denis Çumani. Gjatë përplasjes, ata e qëlluan me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas disa muajsh në kërkim, policia bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e dy kushërinjve Ferra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›