Vrane babain per token arrestohen
Dy vëllezërit Laçi, autorë të vrasjes të babait të tyre Sali Laçi, janë vënë në pranga vetëm rreth 20 orë pas ngjarjes. Policia e Kukësit njoftoi se disa kilometra larg fshatit Bardhoc në malin e Koretnikut, ku ka kaluar edhe natën i fshehur në pyll u arrestua Avdi Laçi 36 vjec, autor i vrasjes së babait të tij. Pak orë më vonë është vetëdorëzuar edhe vëllai tjetër, Vexhi Laçi 31 vjeç, i cili pas ngjarjes kishte udhëtuar drejt qytetit të Kukësit dhe ishte fshehur në periferi në disa ndërtesa të braktisura. Vrasjen e ka pranuar Avdiu, dhe sipas policisë ai ka thënë se motiv për këtë ngjarje ishin mosmarrëveshjet për çështjen e pronësisë së tokës.
36 vjeçarit iu gjet edhe arma e krimit, një pistoletëTT . Deklarimet e para të autorit të vrasjes, përkojnë edhe me ato të dhëna një ditë më parë, pas ngjarjes nga nëna e dy djemve. Sipas thënieve të saj, mosmarrëveshjet për pronësine e tokës kanë filluar prej vitesh. Djemtë i kanë kërkuar babait 74 vjeçar, herë pas here të shesë tokën bujqësore, por viktima ka refuzuar kërkesën e djemve të tij. Madje dy vitet e fundit, Saliu me bashkëshorten e tij e ka kaluar në një shtëpi me qera në qytetin e Kukësit, duke shmangur përplasjet e përditshme me djemtë e tij,por pak muaj me parë, në fillim të verës ata janë kthyer sërish në Bardhoc.
74 vjeçari ,Sali Laci të martën në qytet për të marrë pensionin e tij, dhe sapo është kthyer në derën e shtëpisë është përballur me djemtë, njëri prej të cilëve Avdiu ka qëlluar me pistoletë, me tre plumba drejt tij duke e lënë atë të vdekur. Dy vëllezerit u larguan menjëherë nga shtëpia. Krismat i kanë ndjerë fqinjët, por edhe nëna e dy djemve që ka qenë tek shtëpia e motrës së saj në ato momente disa metra larg. Përgjatë gjithë natës ekipet e policisë kanë bërë kërkimet në perimetrinë e përcaktuar si vendndodhje e vëllezërve dhe vetëm rreth orës nëntë të paradites së mërkurë u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes Avdi Laci, kurse pak me vonë është vetëdorëzuar edhe Vexhiu, djali tjeter i viktimës.