Durres tutore dhe prostituta ne pranga

Shtatë persona, femra dhe meshkuj janë arrestuar nga policia e Durrësit si rezultat i operacionit të koduar "Ura e Dajlanit 2", ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim. E cilësuar bandë kriminale ky grup ushtronte aktivitet në drejtim të trafikimit ndërkombëtar të qënieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Një femër është cilësuar si kryetarja e grupit, pasi rekrutonte dhe trafikonte femrat sipas kërkesave të tregut të prostitucionit.
Nga dokumentimi i kryer u vertetua trafikimi drejt Italisë i të paktën 4 personave të moshës 17-21 vjeç, ndërsa policia rrestoi në flagrancë edhe katër femra për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit kundrejt vlerës monetare prej 20 mijë lekë. Nga ana e policisë po vazhdojnë hetimet për pasurinë e personave të përfshirë në këtë grup criminal dhe materiale i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë.