E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrane per hakmarrje, denohen 53 vite burg

Gjykata e Tiranes shpalli dje fajtore kater te pandehur per vrasjen per hasmeri dhe fshehjen e kufomes se 63-vjecarit Shahin Arapi. Togat e zeza, te kryesuara nga Shefkie Demiraj, kane marre vendimin me 53 vjet e 6 muaj burg ne ngarkim te Jetmir Taka, Albert Karafili, Emirian Shabani dhe Gurali Runga, te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin u akuzuan se kishin goditur me leve Arapin ne rrugen Kamez-Valias, duke e fshehur ne nje kanal buze rruges, qe ngjarja te cilesohej aksident.
Prokuroria, gjate pretences, kerkoi 67 vjet heqje lirie ne total. Sipas organit te akuzes, Alfred Karafili dhe Jetmir Taka e kane kryer krimin me vetedije te plote per hasmeri ndaj 63-vjecarit, ndersa jane denuar nga 20 vite burg secili. Por bashkepunetor eshte cilesuar edhe Emirian Shabani, qe u denua me 10 vjet heqje lirie, kurse per iniciatorin e kesaj ngjarjeje, Gurali Runga, 61 vjec, jane dhene 3 vjet e 6 muaj burg. Ngjarja ka patur motive hasmerie mes paleve te lindura shtate vite me pare.
Shahin Arapi eshte vrare me 1 tetor te vitit 2003, ndersa po kthehej per ne shtepi ne gjendje te dehur, kur eshte sulmuar. Arrestimet jane kryer gjate vitit 2006, kur dhe jane siguruar deshmite e plota. Ngjarja e cila coi edhe ne masakrimin e Arapit e ka zanafillen ne fundvitin 2002, pas nje grindjeje per motive te dobeta mes Altin Takes dhe shokut te tij, Shpetim Kallmi. Ky i fundit ka vrare me pistolete Taken, ndersa me pas ka qelluar edhe veten. Jetmir Taka, vwllai i Altinit, njw vit mw vonw, bashkw me tre tw pandehurit e tjerw tw denuar dje, ekzekutuan Shahin Arapin, pasi i biri i tij i kishte dhwnw pistoletwn Kallmit.

Vendimi :
Jetmir Taka, 20 vjet burg
Albert Karafili, 20 vjet burg
Emirian Shabani, 10 vjet burg
Gurali Runga, 3,5 vjet burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›