E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranësira dhe reshje në jug të vendit, si parashikohet moti për ditën e shtunë

Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.

Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17m/sek.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.

     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›