E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrapo per te jetuar gjate


Ecjet apo vrapimi në natyre u rekomandohet të gjithë qytetarëve për të shmangur ilacet e tepërta në rastet e problemeve shëndetësore që tashmë sa vijnë e shtohen për shkak të stilit perëndimor të të jetuarit. Ka shumë persona që perpiqen te  mbajne trupin ne forme per te shmangur problemet e shumta qe vijne nga kilogramet e tepert, nga ushqimet me yndyre qe perdoren ne tavolinat tona.

Ne Diten Boterore te Zemres mjeke kardiologe kane ofruar matje tensioni dhe konsulta falas per qytetaret në parkun e Liqenit Artificial në kryeqytet.

"Ecja është një faktor shumë i mirë për ta ulur tensionin. Janë rritur personat me tension të lartë, për shkak të jetës sedentare. Mjekim i lehtë dhe rekomandojmë aspirinën, sepse është medikament mbrojtes ndaj sëmundjes së arterieve koronare", thotë mjeku kardiolog Ermir Mile.

Shefi i pavionit te Kardiologjise Artan Goda u kerkon qytetareve te tregojne kujdes ne ushqim, te reduktojne yndyrnat, kriperat dhe te zhvillojne sa me shume aktivitete fizik.Ne rast te kundert te paraqiten menjehere tek mjeku per te kapur ne kohe problemin.   

"Problemet në zemër vijnë krtyesisht nga dëmtimi i enëve të gjakut që ushqejnë muskujt e zemrës. Duhet të merren masa para ngjarjeve të rëndësishme si infarkti, ose nëse nëse ndodh problemi zgjidhet në kohë me korgjimin total", thotë Goda.

Simptomat e paralajmeruese te infarkti jane dobesie papritur e fytyres, e krahut apo kembes ne njerin krah te trupit, veshtiresi ne te folur apo kuptuar, veshtiresi ne shikim, marrje mendsh, dhembje koke e rende pa ndonje shkak te njohur me pare.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shendetesia Skocezja pas iktusit flet me theks italian
Është skoceze, nuk ka qenë asnjëherë në Itali, por pas një iktusi ka filluar të flasë me theks italian. Kujtimet janë të ndara në mikropaketa
Kujtimet tona janë të ndara në paketa që zgjasin 125 milisekonda secila dhe kur kalojmë nga një kujtim në tjetrin, truri shumë shpejt mbyll një paketë dhe hap një tjetër, përveçse në rastet kur “ngec” duke shkaktuar një moment konfuzioni. Shtatzënia dhe pesha
Pavarësisht bindjes së përhapur se një grua shtatzënë duhet të konsumojë ushqim për dy veta, në të vërtetë duhen vetëm një numër kalorish shtesë gjatë kësaj periudhe. Nuk nevojitet asnjë kalori shtesë gjatë 28 javëve të para, dhe vetëm 200 kalori për ditë në 12 javët e fundit, e barabartë kjo me dy copa të vogla buke
Dhjetë armiqtë e dhëmbëve
Me një ushqim të shëndetshëm në mëngjes, pasuar nga një higjienë e kujdesshme orale, duke shmangur ngrëniet jashtë orarit, duke reduktuar konsumimin e ushqimeve të thata dhe karbohidrateve, si edhe duke shtuar sasinë e frutave, zarzavateve dhe të qumështit, të jeni të bindur se do të keni gojë dhe dhëmbë më të shëndetshëm Mars, dy vende të përshtatshme për jetën
Janë të paktën dy vende në Mars ku mund të ketë jetë. Bëhet fjalë për lugina të thella me material argile që është formuar në prezencë të ujit dhe që ka favorizuar edhe prezencën e formave të jetës.

Lajmet kryesore

Sekuestrimi i makinave të vjetra
PS: Vendimi i qeverisë për të ushqyer mafian e skrapit
Zbatimi i kritereve të Integrimit
Berisha: Kthyem qytetarët shqiptarë, në pronarë
Informaliteti ndëshkon buxhetin
Fullani: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›