E Diel, 1 Nëntor 2026

Eposi ne mbrojtjen e UNESKO-s Bumci Neper muze mbi 200 mije vizitore

Eposi i Kreshnikëve pritet mërret nën kujdesjen e UNESKO-s, pasi vlerat e rralla duhet jo vëtëm të mbrohen por dhe të prezantohen anembanë botës. Këtë risi ka lancuar ministri i Kulturës, Aldo Bumçi në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore. Ai tha se është dyfishuar numri i viztorëve gjatë këtij 8 mujori, të cilët kanë vizituar muze apo vendet antike të Shqipërisë.

"Gjatë vitit 2011, në 8 muajt e parë, numri i vizitorëve me biletë ka qenë 256 mijë, shtetas të huaj dhe shqiptarë që kanë vizituar institucionet tona. Sot, në mënyrë të veçantë, kam dëshirë të ndalem në një ngjarje të rëndësishme. Ka disa muaj që ka filluar përgatitja për përfshirjen në listën e  trashëgimisë shpirtërore të UNESKO-s të Eposit të Kreshnikëve", tha Bumçi.

Ende nëpër botë po zbulohen vlerat historikë dhe kulturorë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë studiuesia italiane Lucia Nadin, i ka dhuruar Muzeut Historik kombëtar një kopje origjinale të dixhitalizuar të Statutit të Shkodrës. Statuti është një nga dokumetet më të vjetër me natyrë ligjore, ai u rigjet pas shumë shekujsh në biblotekën e muzeut të Venecias në Itali, kopia origjinale ndodhet po në këtë muze. Sipas studiuesve statuti i përket vitit 1346 kur Shkodra ishte nën regjimin e Stefan Dushani.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›