Vrasesi i agjenteve te CIA-s, thirrje per hakmarrje

Nje video e jordanezit qe hodhi ne ere agjentet e CIA-s ne Afganistan tregon thirrjen e tij per t’u hakmarre per vdekjen e liderit te talebaneve Baitullah Mehsud.
Ne videon e transmetuar nga televizioni satelitor Al Jazeera, personi qe thote se eshte terrorist, Khalil Abu Mulal al Balawi deklaron se Mehsud duhet hakmarre brenda dhe jashte Amerikes. Pamjet e tregojne atentatorin perkrah pasardhesit te Mehsud, Hakimullah Mehsud, edhe pse ai nuk permendet dhe as flet ne video. Autenticiteti i mesazhit eshte konfirmuar. Ne sulmin kamikaz humben jeten tete persona, 7 agjente te CIA-s dhe nje oficer i inteligjences jordaneze.