E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë

Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, pasi gjithë orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë thyer.

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›